10 vite nga ngritja e flamurit ”Autochthonous” mbi Beograd, Morina: Kam kaluar shumë sfida, mos u dekurajoni

10 vite shënohen sot nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd. Ballist Morina i cili është ideatori dhe autori, jep një mesazh për brezin e ri.

Reagimi i plotë

10 vite AUTOCHTHONOUS, 10 vite lavdi, krenari por edhe 10 vite peripeci, përndjekje, ndalime, paragjykime, përballje, sulme etj. Pavarësisht të gjithave unë dhe SHOKU i asaj nate nga SHKUPI, MOLOS PARTHINI i kemi mbijetuar sfidave fiks si SHQIPTARIA pushtimeve dhe vuajtjeve ndër vite, dekada dhe shekuj dhe kontributin për vlerat familjare,qytetare dhe at’dhetare do e japim deri n’frymën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

N’kët përvjetor nuk mund lemë pa përmendur, falenderuar edhe djemtë e kombëtares shqiptare t’futbollit t’asaj nate ku pa reagimin e fuqishëm të tyre n’mbrojtje t’flamurit AUTOCHTHONOUS e gjithë kjo që po përkujtojmë sot nuk do kishte asnji kuptim!

Swiss Digital Mobile Reklama

Urojmë gjithë shqiptarëve: Gëzuar ditë e Autoktonëve! Për brezat e rinjë këshillojmë që mbrojtja e vlerave familjare,qytetare dhe at’dhetare ka nji çmim,nganjiherë çmim edhe t’lartë por ju nuk duhet KURRË t’dekurajoheni përballë pasojave pasi mbrojtja e vlerave t’lartpëmendura nuk ka asnji çmim! ZOTI na ruajt t’gjithvë neve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?