10 vjeçari: Më ndihmoni, nëna ime do më vrasë
Një 10 vjeca ka denoncuar nënën e tij, një shtetase shqiptare duke pohuar se:”Më ndihmoni, nëna ime donte të më vriste me thikë”. Kjo dëshmi tronditëse e djalit për policinë Napolitane, ka hedhur dritë mbi nj ngjarje e cila demonstron gjendjen e emigrantëve.
Djali i tmerruar ka rrëfyer çaste delikate që kishte kaluar, ku ka treguar se nëna e tij shqiptare kishte tentuar të vriste veten por edhe atë por djali nuk ka pasur shenja dhun në trup.
Para zv.komisarit të policisë, vogëlushi tha se nëna kishte shfaqur shenja agresiviteti duke tentuar që ta godiste me thikë. Menjëherë janë vënë në dijeni punonjësit e shërbimit social që kanë folur me djalin si dhe kanë takuar babanë e tij italian.
Punonjësit e shërbimit social ishin në dijeni të situatës kritike në këtë familje, por tashmë duket se tashmë gjithçka ishte kthyer në dramatike. Vogëlushi 10 vjeç është marrë nën përkujdesje, edhe pse sipas hetimeve nga policia ezulton se nëna shqiptare ka kryer edhe herë të tjera veprim të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

