10 vjet në NATO, mesazhi i fundit nga major Tanushi

Familja e major Kodian Tanushit ka hapur dyert e mortit mëngjesin e sotëm, në pritje për të mbërritur trupi i pajetë nga Letonia. Ai do të shpallet dëshmor, ku do të zhvillohet edhe ceremonia dhe do t’i bëhen të gjitha nderimet, si një i rënë në detyrë në emër të atdheut.

Ministrja Xhaçka ka qenë sot në shtëpinë e familjes së Tanushi, ku i ka shprehur mbështetjen. “Me Klodin humbën një djalë të rralle e njeherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe djali ynë. Do i mungojë familjen tonë të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”, tha Xhaçka.

Më poshtë është mesazhi që dha major Klodiani, për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mesazhi është bërë nga zyra e tij në bazën ushtarake Camp Adazi në prag të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pak javë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kontigjenti i katërt EOD me mision në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Letoni është i përbërë nga 21 ushtarakë të cilët kryejnë detyra të ndryshme në shtabin e brigadës letoneze, në shtabin e grupbatalionit si dhe në përbërje të kompanisë multinacionale të mbështetjes në luftime. Misioni i kontingjentit EOD është të mbështesë me të gjithë elementët EOD në repartet e këtij grupbatalioni ku kryhen detyra të ndryshme si asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura, si dhe kryen për njohjen, identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-traktatit të Varshavës. Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO”, thotë në video major Tanushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Profil i ushtarakut

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?