”100 mijë lekë për t’u varrosur”, Duma: Ky shtet të lë në mjerim
E ftuar në ”FaxNews”, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur për ndihmën sociale por jo vetëm. Duma shprehet se duke dhënë pak ndihmë, mendohet se do rritet buxheti i shtetit. Ajo thotë se nuk mungojnë diplomat në Shqipëri, por mungon lidhja e diplomës me punën. Më tej, ish-deputetja thekson se në vend s’ka asnjë produkt “made in Albania”. “Çfarë shteti është ky që të lë në mjerim me 100 mijë lekë? Duke dhënë pak ndihmë mendojmë se kemi rritur buxhetin? Të paguash për t’u varrosur me 100 mijë lekë? Nuk i mungojnë Shqipërisë diplomat por lidhja e diplomës me punën. Gjithçka këtu s’ka prioritet. Nuk ka asnjë produkt “Made in Albania””.