100 mijë persona do ndjekin live shenjtërimin e Nënë Terezës

Është parashikuar se të dielën më datë 4 shtator mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë  pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.

Ndërsa rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televiziv janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm.

Në vigjilje të ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës u zhvillua sot në Vatikan Konferenca e shtypit  e cila dha detaje e informacione mbi përgatitjet e këtij event kaq të rëndësishëm.

Morën pjesë në këtë konferencë, Nëna Superiore e Urdhërit të Misionareve të Bamirësisë të Nënë Terezës në botë, Motra Prema, Imzot Brian Kolodiejchuk, Superiori i Përgjithshëm i Etërve Misionarë të Urdhërit të Bamirësisë së Nënë Terezës e njëkohësisht postulatro i Cështjes së Shejtërimit të Nënë Terezës, braziliani Marcílio Haddad Andrino, personi në të cilin Komisioni për Cështjet e Shnejtërimit në Vatikan vërtetori mrekullinë e kryer nga Nënë Tereza, si dhe drejtori i Qëndrës televizive të Vtikanit Stefano D’Agostini.

“Fotografia e Nënë Terezës tashmë është pozicionuar në fasadën e bazilikës së Shën Pietros.  Festa ka filluar e  është një festë e madhe shpirtërore”, u shpreh në hapje të kësaj konference, Greg Burke, drejtori i zyrës së shtypit në Selinë e Shenjtë.

Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës si dhe mesha e Festës së Shënjtores Tereza, që do të mbahet ditën e hënë më 5 shtator do të transmetohet live nga Qëndra televizive e Vatikanit si dhe nga  televizoni shqiptar.

Drejtori i Qëndrës televizive të Vatikanit  Stefano D’agostini ka informuar gazetarët se 9 telekamera të fuqshme do të realizojnë transmetimin televiziv të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Sinjali televiziv i Selisë së Shenjtë do të jetë i lidhur ditën e dileë me 120 ente televizive në botë e do të transmetohet në mondovison me komente në gjuhën angleze, franceze e spanjolle. Në kontinentin e Azisë kjo meshë do të tramsmetohet me sistemin e HD (High Definition).

Gjithashtu ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës mund të ndiqet live streaming në kanalin youtube te qëndrës televizive të Vatikanit.

Një risi e këtij eventi, i vënë në dispozicion nga Qëndra Televizive e Vatikanit është projekti “Unë isha” i cili mundëson një ditë pas zhvillimit të ceremonisë, imazhe panoramike me cilësi mjaft të larë të gjithkujt që ka qënë i pranishëm në sheshin e Shën Pietros e dëshëron të gjej veten.

Në konferencën e shtypit në Vatikan mjaft interesant qe dëshmia e shtetasit brazilian Marcílio Haddad Andrino i cili së bashku me bashkëshorten e tij përcollën historinë e shërimit të tij nga një sëmundje e rëndë në tru, vetëm falë mrekullisë së Nënë Terezës.

Kjo mrekulli u vërtetua nga Komisioni i Cështjeve të Shenjtërimit në Vatikan e qe mjaft përcaktues në shpalljen e Nënë Terezës Shenjtëri.

Nëna Superiore e Urdhërit të Misionareve të Bamirësisë të Nënë Terezës në botë, Motra Prema e Imzot Brian Kolodiejchuk, Superiori i Përgjithshëm i Etërve Misionarë të Urdhërit të Bamirësisë së Nënë Terezës përcollën  në këtë konferencë shtypi kujtimet e tyre gjatë punës e bashkëpunimit disa vjecare me Nënë Terezën.

Përsa i përket rregullave të sigurisë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Drejtori i Zyrës së Shtypit në Vatikan, Greg Burke, u shpreh se në Vatikan po zbatohen rregullat e sigurisë së lartë, “Rruga e Pajtimit”, ajo që lidh qytetin  e Romës me shtetin e Vatikanit, është e mbyllur e po punohet për të garantuar sigurinë e plotë të pjesëmarrësve në këtë ceremoni.

SHKARKO APP