100 përqind e shqiptarëve janë të prekur nga ndotja

Shqipëria renditet në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100%. Po çfarë është ndotja e ajrit? Ndotja e ajrit është grumbullimi i substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat vënë në rrezik jetën e njeriut dhe të gjallesave të tjera. “Kemi një shtim të rasteve me probleme respiratore, pra me probleme të astmës te fëmijët por nuk dua të përjashtoj rastet e grave me diagnoza kronike respiratore dhe pikërisht i atribuohen kësaj rritje të ndotjes atmosferike”, u shpreh Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe klinike. Nga se shkaktohet degradimi i ajrit? Ambientalisti Xhemal Mato, thotë se: ”Ndotja e PM2.5, e cila është një grimcë shumë e vogël 2.5 mikron qendron pezull në ajër dhe në cdo 2-3 sekonda ne marim dhe e fusim në organizëm. Kjo është një ndotje që shkaktohet kryesisht nga pluhrat, transporti, mos fshierja e rrugëve si dhe nga grimcat që nxjerrin vetë makinat. Kjo është një gjendje emergjente e madhe është njëlloj sikur të dënosh qindra persona të sëmurën dhe të vdesin për shkak të ndotje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?