100 studentë dhe pedagogë të Policisë, dhurojnë gjak për të ndihmuar fëmijët talasemikë (VIDEO)

Për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, 100 studentë dhe pedagogë të Kolegjit Policor dhe Akademisë së Sigurisë iu përgjigjën thirrjes së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak. Sipas Policisë së Shtetit, e cila ka reaguar përmes një postimi në facebook, ka publikuar pamje nga momentet ku studentë dhe pedagogë kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Ata shprehen se në themelin e misionit të Policisë së Shtetit qëndron humanizmi dhe sakrifica.

SHKARKO APP