Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

100-vjetori i kryeqytetit, Veliaj: Tirana një qytet me aspiratë evropiane, bibliotekë dhe Teatër i ri Kukullash

Aktualitet E martë, 11 Shkurt 2020 11:59
100-vjetori i kryeqytetit, Veliaj: Tirana një qytet me aspiratë evropiane, bibliotekë dhe Teatër i ri Kukullash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes si Kryeqytet, Bashkia e Tiranës nderoi sot me medalje mirënjohje disa nga familjet më të nderuara tiranase, të cilat kanë kontribuar ndër vite për qytetin.

Në ceremoninë e dedikuar kësaj ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar, merrnin pjesë deputetë, anëtarë të qeverisë, kryetarë bashkish nga vendi dhe trevat shqiptare, personalitete të klerit dhe të kulturës shqiptare si dhe pasardhës të familjeve të vjetra të zonës.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në këtë 100-vjetor, Tirana vjen si një kryeqytet me aspiratën për t’u bërë një qytet modern dhe evropian. “Unë ndihem i përkëdhelur, i privilegjuar nga fati që më takoi mua, më rastisi mua të jem kryetari i Bashkisë kur mbushen fiks 100-vite nga momenti kur qeveria e Sulejman Delvinës, hyri në Tiranën që u bë kryeqytet në atë kohë. Jam i lumtur që jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditëlindje të parë të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet. Tirana nuk është perfekte, por megjithatë ka një aspiratë të bëhet një qytet modern dhe ëpian dhe shumë punë na pret përpara në këtë drejtim. Ta gëzojmë 100-vjetorin e Tiranës dhe le të endim në jetët e të tjerëve një monument që vlen më shumë se çdo monument guri dhe që është dashuria dhe respekti që kemi për njëri-tjetrin”, theksoi ai.

Veliaj nënvizoi se klasa politike ka për detyrë që të plotësojë atë kohë të humbur që ka ndodhur me Tiranën në disa raste në këto 100 vite. “Historia e Tiranës nuk ka qenë gjithmonë pozitive në aspektin politik, ka pasur ulje, ngritje, hone, kodrina që sot na bëjnë të reflektojmë, si i kemi shpenzuar 100 vitet e para në Tiranë. Si klasë politike kemi detyrë që na duhet të plotësojmë atë kohë të humbur që ka ndodhur me Tiranën në disa raste në këto 100 vite. Gjithsesi mendoj se modele pozitive si ngjarje që na bëjnë krenarë dhe na frymëzojnë në këto 100 vite në Tiranën kryeqytet janë të shumta. Ju kujtoj duke filluar nga vitet e para ku Mbreti Zog solli moderizimin e Tiranës, me ideimin, projektimin, ndërtimin e kompleksit të ministrive dhe bulevardit në vitet ’20-’30; Epopeja e luftës për çlirimin e Tiranës, etj”, shtoi kreu i Bashkisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Tirana sot është jo vetëm epiqendra politike, kulturore, sociale, por edhe fuqia ekonomike. “Sot mund të themi me plot gojën se Tirana kryeqytet ishte stolia më e bukur dhe vendimi më i drejtë dhe largpamës që buroi nga Kongresi i Lushnjës. Jam i lumtur që të gjithë jemi sot këtu bashkë në këtë ditëlindje të parë të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky është edhe një moment për të parë atë që është bërë në këtë një shekull dhe për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen. Teksa nënvizoi nevojën për më shumë bashkëpunim, Veliaj theksoi se është koha për të marrë vendime të drejta për ta çuar Tiranën përpara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Teksa futemi në një shekull të ri të Tiranës, ka ardhur koha që të shohim përpara dhe të marrim disa vendime. Në dallim me shekullin që kaloi do duhemi më shumë apo do urrehemi më shumë. Do punojmë më shumë apo do pengojmë më shumë, do respektojmë më shumë apo do fyejmë më shumë. Ju pyes edhe pse pyetjet janë retorike por janë pyetje që secili do të duhet t’i përgjigjet ne e kemi vetë në dorë avancimin apo pengimin e këtij qyteti, mallkimin apo bekimin e këtij qyteti. Unë besoj se do të marrim vendime të drejta, që Tiranën ta çojmë përpara”, tha Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 32 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Kreu i Bashkisë deklaroi se në respekt të historisë, godina ku u mblodh Këshilli Kombëtar që ishte njëkohësisht edhe parlamenti i parë shqiptar që sot shërben si Teatri i Kukullave do të kthehet në një shtëpi muze. “Në 27 Mars 1920, pra pak më shumë se një muaj nga shpallja kryeqytet, u mblodh Këshilli Kombëtar, që është njëkohësisht edhe parlamenti i parë shqiptar në godinën ngjitur që sot shërben si Teatri i Kukullave dhe shumë shpejt do ta rikthejmë në një shtëpi muzë të Parlamentin shqiptar, për ta transferuar bashkë me kryeministrin Teatrin e Kukullave në një ndërtesë tjetër moderne dhe për t’u siguruar që në shekullin e dytë kthejmë kokën pas për të kujtuar atë pikë reference të Parlamentit shqiptar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se që në ditët e para një nga vendimet e para ka qenë dhe themelimi i Bibliotekës Kombëtare. Ai dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë puna edhe për themelet e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare që do i shërbej studiuesve por edhe të pasionuarve pas librit e dijes. “Një shtëpi mund të prishet, një makinë mund të përplaset, një gjë që ke në xhep, një celular mund të humbasë, e vetmja gjë që nuk ikën është dija. Etërit e kombit tonë, dinin diçka që institucionin e parë që themeluan pas Parlamentit, ishte institucioni i Librit.

Unë besoj që nuk ka gjë që jehon më shumë nga shtetformimi i ditëve të para, se akti i parë i Parlamentit, si themelim të Bibliotekës Kombëtare si një nga institucionet kryesore. Dhe lajmi i mirë për të gjithë ata që ende e kanë librin një udhërrëfyes dhe një standard jetesë në jetën e tyre, është që qeveria shqiptare dhe kryeministri sapo ka konfirmuar ngritjen e Bibliotekës së re Kombëtare dhe si një shenjë mirënjohjeje për të filluar shekullin e dytë ashtu siç e filluan të parët tanë shekullin e parë me librin dhe Bibliotekën Kombëtare”, deklaroi Veliaj.

Etiketat e lidhura

100-vjetoriVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 31 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 32 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.