100 vjetori i Luftës së Vlorës, nxënësit e 40 viteve më parë rinovojnë Lapidarin

100 vjetori i Luftës së Vlorës është shoqëruar me aktivitete, një prej të cilave ka qenë edhe ajo e zhvilluar në Fshatin Karbunar. Një grup nxënësish të 40 viteve më parë kanë dhënë kontributin e tyre për të rikonstruktuar Lapidarin e Fshatit, çezmën pranë tij dhe pemët dekorative te sheshit. Përmes letrave, nxënësit e asaj kohe që tashmë janë emigrantë shprehen nostalgjinë e tyre për zonën. Kjo nismë e nxitur nga Engjëllush Avdulaj i ka bërë bashkë deputetë të zonës, personazhe e artistë të njohur për të kujtuar kontributet e këtij fshati në Luftën e Vlorës.

SHKARKO APP