108 vjetori i ushtrisë shqiptare, Rama: Respekt për të gjithë ata që kanë shërbyer në radhët e FA-të
Edhe kryeministri Edi Rama, ka përçuar një urim për përvjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shpreh respektin për të gjithë shqiptarët që kanë shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura. “Mirëmëngjes dhe me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.