109-vjetori i Policisë së Shtetit, Çuçi: Është arritur standardi i lartë profesionalizmi!
Në 109 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, tha se tashmë policia e ka krijuar një standard të lartë profesionalizmi dhe autonomie.
“Dëshmi e qartë e kësaj është dhe menaxhimi i ngjarjes se fundit ku policia tregoi me profesionalizem të lartë, pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik, dhe detyrimin për të parandaluar e shmangur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës. Dhe me krenari e them që policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizmi. Përgëzime!”, u shpreh Ministri i Brendshëm.