11 Nëntor protesta e radhës e studentëve

 

Javën që vjen do të ketë një protestë të studentëve për reformën në arsimin e lartë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja me emrin Për Universitetin, në facebook ku fton të gjithë studentët që të marrin pjesë në protestën e rradhës.

Haqja Për Universitetin, shkruan se: "Që prej disa ditësh, studentët dhe shoqëria shqiptare kanë qënë dëshmitarë të një dhune të paprecedentë kryeministrore ndaj studentëve protestues në mjediset shkollore. Kjo dhunë, e shoqëruar me rrëmbim dhe terror policor, vazhdon të zgjerohet përmes gënjeshtrave publike të kryeministrit dhe vendimeve dhunuese të tij për rritjen rrjepëse të tarifave".

Ne jemi:

‪#‎Kundër dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare.
#Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate.
#Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat.
#Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master.
#Kundër reformës së dhunshme në arsim.
#Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri.

Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve monstruoze të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzes për Arsim Publik për të Gjithë.

R.Shtylla

 

SHKARKO APP