11 të vdekur në korrik nga aksidentet, rriten gjobat

Në muajin korrik për shkak të aksidenteve rrugore, kanë humbur jetën 11 njerëz, ndërkohë që 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Kjo shifër është në muajin që nisi sezoni turistik, ndaj dhe Policia Rrugore u bën apel qytetarëve që të kujdes kur ecin në rrugë.

Nga ana tjetër, rezulton se ka një ulje të numrit të aksidenteve në muajin korrik 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë 11 persona të vdekur nga aksidentet më pak se në 2017, si dhe 36 persona të plagosur rëndë, më pak.

Policia Rrugore ka gjobitur më pak shoferë gjatë këtij muaji. Vetëm për shpejtësi ka pasur një rritje të gjobave, për shkak se janë vendosur radarë në të gjitha akset rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?