11-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një vajza 11 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe vajza është dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, aty ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës.

“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

SHKARKO APP