11 vjedhje për 2 javë, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pak para mesnatës së të martës, pasi kishte grabitur një sasi parash në një dyqan në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Pas vënien në pranga në flagrancë rreth orës 23:30, policia zbuloi se 19-vjeçari Aleksandër Mema banues në Bathore është autor edhe i 10 vjedhjeve me dhunë.
Arrestimi i tij u realizua nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa mësohet se 19-vjeçari i realizonte vjedhjet i maskuar me një kapuç.
Policia arrestoi edhe një tjetër 19-vjeçar, Jashar Selimaj, gjithashtu nga Bathorja, pasi ka pasur dijeni për vjedhjen dhe nuk e ka kallëzuar në polici.
Ditët kur janë kryer vjedhjet nga 19-vjeçari Aleksandër Mema:
Më datë 30.01.2015
Më datë 01.02.2015
Më datë 05.02.2015
Më datë 06.02.2015
Më datë 06.02.2015
Më datë 11.02.2015
Më datë 13.02.2015
Më datë 15.02.2015
Më datë 15.02.2015
Më datë 15.02.2015
Më datë 16.02.2015.
KOHA JONË SONDAZH

