FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

110 metra vargu më i gjatë me qepë të Postribës

Fermeri Kujtim Plangaj nga Postriba e Shkodrës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të promovuar një nga produktet më karakteristike të zonës. Me financat dhe punën e tij, pa mbështetje nga shteti, ai ka krijuar për herë të parë një varg me qepë të Postribës, 110 metra të gjatë, sa gjatësia e Urës së Mesit, një prej monumenteve më të njohura historike të kësaj treve.

Sipas fermerit, kjo iniciativë është një mënyrë për të vlerësuar dhe promovuar pasuritë që përfaqëson Postriba, si në bujqësi ashtu edhe në trashëgiminë kulturore. Ai thekson se qepa e Postribës është një produkt me vlera të veçanta, i njohur prej vitesh për cilësinë e saj.

Plangaj shpreh shqetësimin se mungesa e mbështetjes institucionale dhe largimi i të rinjve nga fshati po rrezikojnë vazhdimësinë e kësaj tradite dhe po zbehin potencialin bujqësor të zonës. Vargu 110-metërsh me qepë do të ekspozohet për disa ditë, me synimin për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve të huaj, duke promovuar njëkohësisht identitetin, traditat dhe produktet karakteristike të Postribës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?