112 është numri vetëm për çdo emergjencë

Pas krijimit të qendrës së posaçme për koordinimin e telefonave të qytetarëve, tashmë Ministria e Brendshme ka nisur fushatën për të informuar qytetarët për numrin e emergjencës, i cili është bërë 112. Në këtë numër, gjithkush mund të kërkojë ndihmën e policisë dhe të ambulancës.

“Në çdo derë, rrugë e lagje për 112, numri yt i vetëm për çdo emergjencë. Policia që duam, për qytetin që duam, për sigurinë që duam. ‪#‎112numriyt”, shkruan ministri Tahiri bashkangjitur fotove.

Kjo nismë synon që të ndërgjegjësojë të gjithë qytetarët në përdorimin e ri të numrit të emergjencave. Siç shihet edhe nga fotot, policët kanë shpërndarë kartat me numrin 112, i cili do të zëvendësojë 129 dhe 126.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

13680858_10210376690113979_3057990065291801440_n13697242_10210376688073928_680846308791974006_n13709967_10210376694634092_1770734627219363292_n13770280_10210376687353910_278011240338862448_n13775578_10210376691474013_7049205438311750127_n13775591_10210376690873998_3835725222652637404_n13781928_10210376693714069_8473132471497378375_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?