PS refuzon kërkesën e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Nuk ka vend për dhënien e autorizimit

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në përfundim ne si anëtarë të mazhorancës në Këshillin për Imunitetet arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestimit me burg apo në shtëpi.

Ne si anëtarë të shumicës i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, mosdhënien e këtij autorizimi pasi nga shqyrtimi i materialeve dhe rrethanave, nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë në raport me funksionimin e mandatit parlamentar. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK që të vazhdojë hetimet ndaj Ballukut. Ka një masë, atë të pengimit të daljes jashtë shtetit dhe këtë e konsiderojmë si një çështje që i takon drejtësisë. Masat e sigurimit personal, nuk lidhen me ekzistencën e veprës pénale, duhet të priten hetimet”, u shpreh Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?