113 mijë euro në makinë, efektivi i RENEA-s: I kam për hall. Policia dyshon aktivitetin kriminal

Në makinën e efektivit të RENEA-s, Altin Morina që u vu në pranga nga policia, u gjetën 113 mijë euro dhe dyshimet janë se kjo shumë ka si burim aktivitetin kriminal.

Vetë 43-vjeçari ka mohuar se paratë të kenë burim veprimtarinë e jashtëligjshme. “Paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”.

Ky version i dhënë nga vetë Altin Morina është duke u verifikuar nga grupi hetimor. Megjithatë burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se 43-vjeçari ishte prej kohësh në vëzhgim dhe kontrolli i makinës së tij nuk ishte i rastësishëm. Pas arrestimit, uniformat blu sekuestruan dhe makinën tip Audi që lëvizte efektivi, e cila nuk rezulton të jetë në emër të tij.

SHKARKO APP