116 ditë protestë, Arben Kola thirrje SPAK: Vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët

Aktivisti Arben Kola ka përshëndetur nga protesta që është në ditën e 116-të para Kryeministrisë vendimin e SPAK për të pranuar çështjen e Rrjollit, duke kërkuar që hetimet të shtrihen ndaj çdo politikani të dyshuar për abuzime me paratë publike.

Duke folur për zhvillimet e fundit, Kola u ndal te çështja e inceneratorëve dhe arrestimi i Mirel Mërtirit. “SPAK ka nisur të veprojë. Ndalimi i Mirel Mërtirit, një nga kokat e inceneratorëve, që i shkaktoi një dëm të madh shqiptarëve, është lajm i mirë”, deklaroi ai.

Kola përshëndeti edhe pranimin nga BKH dhe SPAK të denoncimit të banorëve të Rrjollit kundër projektit “Baks Bay”. “Sot BKH e SPAK pranuan denoncimin e Rrjollit, në mes të Shëngjinit e Velipojës. Banorët kanë protestuar për muaj me radhë. Pranimi i çështjes nga SPAK është lajm i mirë”, u shpreh Kola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, aktivisti i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë çdo zyrtar apo politikan ndaj të cilit ka prova për abuzime. “Ftojmë SPAK të arrestojë Ballukun dhe Ramoviçin. SPAK, vepro me dorë të hekurt ndaj çdo politikani që ka vjedhur shqiptarët. Koha është tani. Shqiptarët duan drejtësi e paqe”, deklaroi Kola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?