Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 11:17 Kaos në derbin e Stambollit, përleshje masive mes lojtarëve të Galatasaray dhe Fenerbahçes (VIDEO) Derbi i madh i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahçes përfundoi me skena të tensionuara dhe një përleshje masive në fushë. Fitorja 2-1 e Galatasarayt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

12 fazat e një viti pandemik nga Covid-19, nga Wuhan te vaksina

Aktualitet E martë, 29 Dhjetor 2020 16:31
12 fazat e një viti pandemik nga Covid-19, nga Wuhan te vaksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

31 dhjetor 2019, ishte data kur autoritetet kineze folën për një shpërthim të një pneumonie misterioze në Wuhan, e cila më vonë u zbulua se ishte shkaktuar nga Covid-19. Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Viti 2020, i cili pa shpërthimin e mbi 200,000 studimeve shkencore të botuara mbi këtë sëmundje të re, të quajtur Covid-19, por gjithashtu një pandemi dezinformuese, shoqëruar me zemërim dhe konfuzion politik, siç analizon revista Science, e cila ripërshkon fazat e këtyre 12 muajve.

JANAR-Zbulohet që shkaku i pneumonisë misterioze është një koronavirus i ri, sekuenca gjenetike e të cilit është botuar më 10 janar, dhe që më 26 janar rezulton të jetë 96.2% e ngjashme me një koronavirus të lakuriqëve. Konfirmohet transmetimi i virusit të ri nga njeriu te njeriu dhe më 23 janar në Wuhan vendoset bllokimi, ndërsa më 30 janar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli epideminë një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Para 3 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Para 13 minutash
“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

Para 38 minutash

SHKURT-Anija e lundrimit Diamond Princess fillon një karantinë 2-javore dhe rezulton se faktorët e rrezikut për format e rënda të Covid janë për seksin mashkull si hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Më 19 shkurt, studiuesit vëzhguan strukturën e virusit dhe proteinës së tij Spike dhe më 21 shkurt u identifikua në Itali, pacienti 1.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

MARS-Me 11 Mars OBSH shpall pandeminë. Imperial College në Londër parashikon që sistemet shëndetësore do të bien në kolaps, ndërsa Nju Jorku bëhet epiqendra e epidemisë amerikane. Është konfirmuar që virusi mund të transmetohet nga ajri, ndërsa agjencia amerikan për kontrollin e barnave dhe administrimi të ushqimit dhe drogave (FDA) autorizon përdorimin emergjent të hidroksiklorokinës dhe Moderna fillon punën për vaksinën.

PRILL-Zbulohet që Covid-19 dëmton zemrën, enët e gjakut, veshkat dhe trurin. Në SHBA, autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje p;ër mbajtjen e maskës dhe kemi të dhënat e para mbi efektin mbrojtës të vaksinës anti-Covid tek majmunët. Zbulohet që asimptomatikat luajnë një rol të rëndësishëm në infeksionet dhe remdesivir zvogëlon ditët e shtrimit në spital te pacientët me sëmundje kritike.

MAJ-SHBA autorizon përdorimin emergjent të remdesivir dhe nis operacionin Warp Speed, një partneritet publik-privat i nisur nga Shtetet e Bashkuara për të lehtësuar dhe përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave dhe terapive.

QERSHOR-Disa revista, të tilla si Lancet dhe Neë England Journal, tërheqin disa studime të botuara sepse ato përmbajnë të dhëna të rreme. Shihet që hidroksiklorokina nuk zvogëlon vdekjet në pacientët e shtruar në spital dhe më 15 qershor Shtetet e Bashkuara anulojnë përdorimin emergjent të këtij ilaçi. Nga ana tjetër, deksametazoni, zvogëlon vdekjet në pacientët e shtruar në spital me një të tretën.

KORRIK-SHBA komunikon qëllimin e saj për t’u larguar nga OBSH dhe ka studimet e para që tregojnë efektet afatgjata të Covid.

GUSHT-Është rasti i parë i konfirmuar i riinfektimit të Covid. Mjekët dhe studiuesit fillojnë të shihen si armiq dhe lulëzojnë teoritë e konspiracionit.

SHTATOR-Dy të tretat e vendeve, përfshirë BE-në, bashkohen me Covax, programin e OBSH-së për qasje globale në vaksinat anti-Covid. Rezulton se deri në 14% të formave të rënda të Covid janë të lidhura me faktorë gjenetikë.

TETOR-Evropa dhe Shtetet e Bashkuara fillojnë të përballen me valën e dytë të pandemisë.

NËNTOR-Kompanitë Pfizer-Biontech dhe Moderna publikojnë të dhëna për efektivitetin e vaksinave të tyre, të cilat arrijnë 95%.

DHJETOR-Më 2 dhjetor Mbretëria e Bashkuar është shteti i parë që autorizon vaksinën Pfizer-Biontech, e ndjekur nga SHBA dhe më pas në 21 dhjetor BE, ku vaksinimet fillojnë në 27 Dhjetor.

Etiketat e lidhura

Covid-19Wuhan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kaos në derbin e Stambollit, përleshje masive mes lojtarëve të Galatasaray dhe Fenerbahçes (VIDEO)
Tani

Kaos në derbin e Stambollit, përleshje masive mes lojtarëve të Galatasaray dhe Fenerbahçes (VIDEO)

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve
Para 3 minutash

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë
Para 12 minutash

Harry Kane e “gdhin” duke festuar me miqtë dhe familjen fitimin e Topit të Artë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali
Para 13 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 4 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.