12 fshatra, në harresë në Elbasan, banorët: Prej 30 vitesh nuk kemi parë asnjë investim

Prej dekadash aksi Elbasan-Seltë-Zavalinë, mbetet në gjendje të mjerueshme edhe pse për shumë banorë është një aks jetësor.

“Shumë herë kanë ardhur e kanë parë dhe asgjë nuk kanë bërë e kanë lënë në këtë gjendje, kjo rrugë lidh Seltën, Zavalinën, Nezër, Zbresh. Kjo rrugë as nuk është rregulluar dhe as nuk ka për tu rregulluar ndonjëherë”, shprehen banorët.

Transporti ketu bëhet si në të shkuarën, me mjete rrethanore apo edhe me kafshë.

Sipas banorëve bashkia Elbasan e drejtuar nga Gledian Llatja, i ka harruar ata dhe nuk ka bërë asgjë.

“Premtime pafund dhe asgjë nuk është bërë, ky është shteti jonë që nuk bënë investime. Rruga është shtruar një herë në kohën kur ishtë Sali Berisha në pushtet dhe tani ka ngelur e pashtruar e gjithë rruga”, shprehen banorët.

Në këtë aks reshjet e dëborës  janë të vazhdueshme, pasi zona është malore dhe gjatë ditëve të dimrit banorët shpesh mbesin të izoluar.

“Shumicën e rasteve kur ka reshje të mëdha dëmore nbelim të izoluar, shumë rrallë e pastrojnë me traktor por shumë rrallë ndodh kjo gjë“,shprehen banorët.

Zona ka potencial për zhvillimin e turizmit malor, por dita ditës mungesa e infrastrukturës po i dëmton fshatrat e gjashtë njësive administrative, të cilët përdorin aksin Elbasan- Seltë- Zavalinë.

SHKARKO APP