12 inspektorë në gjyq; Përfitonin 3 mijë euro për ndërtimet pa leje

Plot 12 punonjës të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Kamzës, si dhe katër punonjës policie janë dërguar në gjyq, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ta dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë, pasi inspektorët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në Bashkinë e Kamzës. Sipas dosjes së dorëzuar në gjykatë nga prokurori Endrit Bime, punonjësit e INUV dhe ata Policisë së Rendit merrnin nga 1 mijë deri në 3 mijë euro për favorizim, në çdo objekt të ndërtuar pa leje.

Nga hetimet rezulton gjithashtu se, në total janë rreth 80 ndërtime apo shtesa ndërtimi në zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës, Zall Herrit. Personat e dërguar në gjyq, pavarësisht se e dinin që në këto zona ndërtohej pa leje, nuk raportonin tek institucionet e tjera. Në këmbim të parave, ata lejonin ndërtuesin të vazhdonte punën, duke i dhënë edhe garanci se nuk do t’i ngacmonte askush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi për këtë dosje nisi fillimisht nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Më pas, në bashkëpunim me Prokurorinë u bë arrestimi i 6 zyrtarëve të INUV dhe 2 policëve. Këta persona më pas u lanë të lirë nga Gjykata e Apelit e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?