12 kg lëndë tritol. IKMT shemb godinën në Belsh
Inspektori Kombëtar Mbrojtjes së Territorit ka shembur me anë të shpërthimi të kontrolluar një godine katërkatëshe në qytezën e Belshit.
“Objekti ndodhet buzë liqenit, ndërkohë që pronarët janë dëmshpërblyer sipas legjislacionit në fuqi, pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. Aksioni I IKMT është në mbështetje të projektit për ndërtimin e shëtitores së Belshit”, njofton IKMT-ja.
Objekti kishte një lartësi prej katër katesh me një bazë 350 metër katrorë, në total 1500 metër katrorë.
Për shembjen e tij, specialistët e IKMT hapën 420 vrima, ndërsa u përdor rreth 12 kilogramë lëndë shpërthyese.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=R3u6JXMIJgg” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

