12 takime me mbi 40 orë bashkëbisedime

 
 
Elbasan – Mbi 2000 pjesëmarrës dhe mbi 40 orë diskutime e bashkëbisedime me pjesën më të re demografike të Bashkisë së qytetit të Elbasanit. Bëhet fjalë për komunitetet e Njësive të Administrimit Vendor , apo përfaqsues të tyre , si pjesëmarrës aktivë në procesin më të ri demokratik për ta , atë të “Buxhetimit me Pjesëmarrje” . Ndërsa ky togfjalësh është i njohur e i lakuar për tetë vjet me radhë në ish-teritorin administrativ të bashkisë së qytetit , terminiologjia për fshatrat që “rrethojnë” qytetin , hidhet në fushën e komunikimit publik për herë të parë. Ndërsa “Buxhetimi me pjesëmarrje” i ka dhënë frytet e tij tetëvjeçare , komunitetet e 12 Njësive vendore, që tashmë i janë bashkuar organikisht Bashkisë së Re , do të duhet të presin fundvitin e vitit të ardhshëm për të matur efektshmërinë e këtij procesi . Nuk ka vend për dyshime në këtë lloj suksesi. Përderisa rezultatet e tij maten me dy mandate në një qytet me jo pak probleme social-ekonomike, si Elbasani , natyrshëm që besimi në këtë rezultat nuk mund të shihet me skepticizëm nga banorët e 12 Njësive Administrative Vendore. Sipari i këtij procesi mbarëpopullor do të niste në Zavalinën e largët për tu “ulur” në Labinot-Fushë. Këtu nis edhe analiza për grupin e punës së Bashkisë, që punoi për orë e ditë të tëra në ish-komunat. Specialistët e kësaj bashkie , sipas Drejtorive përkatëse , janë duke bërë planet e punës , në raport me atë ç’ka u pyet e ç’ka u diskutua në terren. Për ekipin bashkiak , kjo nuk është një praktikë e re . Risi mbeten shqetësimet dhe problemet që u ngritën në 12 takimet e Njësive të Administrimit Vendor. Qytetarët , apo anëtarët më të rinj të Bashkisë së Re , mbeten tepër modestë në ato gjëra që kërkojnë dhe tepër të qytetëruar në mënyrën sesi ngritën shqetësimet e tyre. Kështu ka ndodhur në Zavalinë , Gjinar , Papër , Gracen , Shirgjan, Gjergjan, Tregan , Shushicë , Funar, Labinot-Mal , Labinot-Fushë e Bradashesh. Për shumcën e komuniteteve të tyre , mbetet ende ëndërr çertifikata e tapive të tokës. Dhe , pse ?! Nuk është bërë akoma azhonimi i tokës. Zgjidhja është dhënë kohë më parë se të niste ky diskutim. – “ Do të krijohet një Drejtori e veçantë me 12 topografë , ku secili do të kryejë falas procesin e azhonimit të tokës në të 12 Njësitë e Administrimit Vendor “ – ka qenë më herët premtimi i kryetarit të Bashkisë , z. Qazim Sejdini , gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet e pushtetit vendor. Nuk ka nevojë për koment! Tashmë ai është duke u bërë realitet. I njëjti premtim u është dhënë gjithë komuniteteve të 12 Njësive nga ekipi bashkiak në të 12 takimet e këtij procesi. Qyetarët më të rinj të Bashkisë kërkojnë pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta ndanë arave të tyre. Sapo ka nisur të zbatohet një premtim për ta. Kërkojnë rrugë arash e infrastrukturë më të mirë në qendrat e banimit të tyre. Projektet janë duke u bërë , për të nisur një shërbim i ri dhe i munguar për dhjetra vite tek këta qytetarë. Kërkohet ujë i pijshëm edhe në ato zona ku kjo pasuri është me tepricë. Zgjidhja është e thjeshtë. Vetëm admninistrimi ka munguar ! Në zonat ku ndjehet një mungesë e tillë natyrore , janë duke u bërë projektet për zgjidhje afatshkurtëra e afatmesme. Premtimi është bërë dhe do të mbahet në këtë mandat për tërë teritorin e Bashkisë së re. Kërkohet përmirësim i shërbimit mjeksor dhe atij arsimor. Kërkohen transformatorë elektrikë për të rritur tensionin. Ankohen për faturime dritash afrofe. Dhe pse nuk janë kopetencë ligjore Bashkisë , ekipi i specialistëve është duke koordinuar me instancat përgjegjëse të këtyre shërbimeve. Bashkia është përballë sfidave të reja. Përgjegjësia e përkushtimi nuk mungojnë , sikurse gatishmëria dhe përvoja . Ky instituvion ka prioritete e veta , tashmë të shtrira edhe në teritorin e ri që, i është bashkëngjitur bashkisë së “vjetër”. I mandatuari I këtij instituticioni , me një votë plebishitare, di të mbajë premtimet. Ai ka mbështetjen e Qeverisë dhe kreut të saj. Kreu i këtij instituticioni di të menaxhojë punën , di të bëjë ndryshimin. Ai sapo ka nisur …
Besim Dybeli
 
 

SHKARKO APP