Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

12 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes informon për zjarret: Vijojnë operacionet në disa qarqe

Aktualitet E martë, 8 Shtator 2026 22:00
12 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes informon për zjarret: Vijojnë operacionet në disa qarqe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në rang vendi janë raportuar 22 vatra zjarri, prej të cilave 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe 1 e shuar, ndërsa strukturat operacionale vijojnë ndërhyrjet në disa qarqe, me mbështetje edhe nga ajri. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në raportimin deri në orën 20:00 se, në operacione janë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura, krahas mjeteve zjarrfikëse, mjeteve mbështetëse, autoambulancave, dronit dhe helikopterëve.

Në Qarkun e Tiranës, zjarri vijon aktiv në Malin e Dajtit, në një sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 55 efektivë të FA, 5 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 helikopter. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Vatra në Kryezi të Kavajës është shuar, ndërsa ajo në Malin e Bërzhitës është izoluar dhe mbahet nën monitorim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Qarkun e Dibrës vijojnë aktive vatrat në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes në Bulqizë dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh operacioni mbështetet nga 22 efektivë të FA, 3 mjete dhe 1 autoambulancë. Në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Lezhë aktive mbeten vatrat në Gallatë të Kurbinit dhe në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet. Në Gallatë ndërhyrja vështirësohet nga terreni, por nuk ka rrezik për banesat. Në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet janë angazhuar 100 forca vendore, pyjore dhe vullnetare, të mbështetura nga 124 efektivë të FA, 16 mjete, 2 autoambulanca dhe 1 helikopter. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 1 minute
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 17 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 49 minutash

Në Qarkun e Elbasanit, vatra në Malin e Qukësit, Përrenjas, është nën mbikëqyrje, ndërsa zjarri në Gurëshpatë të Librazhdit vijon aktiv. Në terren janë angazhuar 6 efektivë dhe 1 automjet i MZSH Librazhd. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Shkodër, vatra mbi Ludric dhe Shopel në Fushë-Arrëz është nën mbikëqyrje. Në Mnelë të Vogël, Vau-Dejës, zjarri vijon aktiv dhe operacioni mbështetet nga 27 efektivë të FA, 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot dhe 1 helikopter. Në Bardhaj–Myselim vijon puna e forcave të MZSH-së, Shërbimit Pyjor, bashkisë dhe vullnetarëve, të mbështetur nga 43 efektivë të FA. Vatra në Bërdicë është nën mbikëqyrje.

Ndërkohë, në Malin e Tërbunit, Pukë, zjarri vijon aktiv në pyll me pishë. Në operacion janë angazhuar forcat vendore dhe 32 efektivë të FA, me 3 mjete dhe 1 autoambulancë. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Qarkun e Vlorës, vatra në Bolenë të Himarës është nën mbikëqyrje, ndërsa zjarri në Qesarat të Finiqit vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre. Në operacion është angazhuar MZSH Finiq dhe është kryer ndërhyrje me 1 helikopter.

Në Fier, vatrat në Peshtan dhe Çërrilë të Mallakastrës janë nën mbikëqyrje, ndërsa strukturat zjarrfikëse vijojnë monitorimin për të parandaluar riaktivizimet.

Në Durrës, zjarri në Halil të Krujës, i shfaqur pranë zonave të banuara, është izoluar dhe shuar. Zona vijon të monitorohet nga MZSH Krujë.

Në Kukës, vatra në Mamëz, në njësinë administrative Kolsh, është nën mbikëqyrje. Zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, por nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Etiketat e lidhura

zjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 4 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.