12 vite në kërkim të mbesës, flet daja: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi
Xhetan Ndregjoni nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për të sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva Dumanin. 12 vite luftë me mënyrat më të ndryshme, ai tentoi e tentoi shumë të nxirrte Evën nga kampi. Nuk kanë munguar rastet kur atë e kanë mashtruar me premtime false për ta kthyer Evën.
Në një intervistë telefonike për ”Top Channel”, Xhetan Ndregjoni ka treguar vuajtjet e fundit të këtij kapitulli 12-vjeçar. “Kemi kaluar 48 orë të vështira pasi Eva mbërriti në kufirin turk me Sirinë. Autoritetet turke të sigurisë e kanë intervistuar Evën për disa orë, por më në fund, me ndihmën e autoriteteve shqiptare, ajo mbërriti paraditen e sotme në shtëpi”, tha ai.
Xhetani tregon momentin kur, pas 12 vitesh, takoi mbesën. ”Mu hodh në qafë e vetëm thoshte: daja, daja… nisi të qante. Ishte e frikësuar, pasi ishte rrethuar me njerëz të panjohur, të cilët e sollën nga një rrugë e gjatë prej Sirisë në kufirin me Turqinë.
Nuk munda ta besoja se ajo mbërriti. Hera e fundit kur e kisha parë ishte 8 vjeçe. Ajo sot është 20 vjeçe. I dridhej zëri kur më përqafoi. Deri në atë moment ia kisha dëgjuar zërin vetëm nga mesazhet zanore që na dërgonte. E gjitha ishte e pabesueshme, pasi në të shkuarën shumë herë na ishte premtuar se do ta sillnin Evën, por nuk ndodhi”. Xhetani thotë se dëshiron që Eva njësoj si fëmijët e tij, të vijojë jetën e rrethuar me dashuri, bashkë me të vëllain Endrin.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?
Results
Vota totale: 20643

