Reali dramatike në “frymën e fundit” ndaj Celta Vigos

Real Madrid rrëmben një fitore dramatike 2-1 ndaj Celta Vigo në javën e 27-të të La Liga, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Estadio Municipal de Balaídos.

Skuadra madrilene kaloi në avantazh falë golit të Aurélien Tchouaméni. Pas një goditjeje nga këndi, topi shkoi te Arda Güler, i cili asistoi për Tchouaménin, ndërsa mesfushori francez realizoi me një goditje të fuqishme në rrjetë.

Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 24-të, kur Celta Vigo barazoi shifrat me golin e Borja Iglesias. Pas një aksioni të ndërtuar nga një top i gjatë drejt Hugo Veiga, ky i fundit depërtoi në zonë dhe pasoi në tokë për Iglesias, i cili shënoi me një goditje të saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Real Madrid gjeti golin e fitores në minutën 90+5. Federico Valverde goditi drejt portës dhe topi u devijua nga një lojtar i Celta Vigos, duke mashtruar portierin dhe duke përfunduar në rrjetë. Pas kësaj fitoreje, Real Madrid e çon totalin në 63 pikë dhe mbetet përkohësisht vetëm një pikë pas Barcelonës në garën për titull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?