12-vjeçari humbi jetën në spital, mjeku: Ka kaluar një virus
Një 12-vjeçar humbi jetën në spital për shkak të një miokardit akut. QSUT me anë të një njoftimi zyrtar tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.
Kardiologu Novruz Çaushaj tha në emisionin ”People”, se i mituri ka kaluar një virus, i dëmtoi muskulin e zemrës.
“Është një inflamacion i muskulit të zemrës, që shkaktohet nga sëmundje infektive virusale, por veç shkaktarëve infektivë janë edhe shkaktarë të tjerë që mund të çojnë në miokardit akut. Viroza ka dëmtuar muskulin e zemrës. Qeliza bazë e muskulit të zemrës dëmtohet dhe muskuli i zemrës person një dëmtim serioz.
Zhvillimi është nga pak ditë në disa muaj, në shumicën e rasteve nuk ka shenja dhe ndaj është e vështirë të diagnostikohet. Në disa raste është aq i shpejtë dhe aq vrasës sa mund të çojë në humbje jete në shumë pak kohë. Moshat më të prekura janë 20-40 vjeçare”, tha mjeku.