12-vjeçari i “arrestuar” 67 herë, kjo ndodh në Shqipëri
Ergysi kryeson rekordin prej 67 herësh i shoqëruar në komisariate dhe është vetëm 12-vjeç. Gjyqtari për të miturit, Bedri Qorri thotë për ”Top Channel” se fëmijët përherë e më shumë po vërehen si autorë ngjarjesh.
Sipas vendimeve të gjyqtarëve në të gjithë vendin gjenden aktualisht nën shërbim prove 167 të mitur kryesisht për vjedhje dhe shpërndarje droge.
Në vend ende s’është ngritur institucioni i riedukimit për fëmijë që pas Kodit Penal duhet të funksiononte. Gjykata këmbëngul se vendimet që shpallen ndaj të miturve midis moshës 14 deri në 18 vjeç, vërehet se ata po kthehen përsëritës.