12-vjeçari var veten në pemë, prindërit e kishin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Sarandës, ku një fëmijë i mitur i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në pemë me litar.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 21:30, në Lagjen nr. 1 të Sarandës në zonën pranë Lëkurësit”, bëhet e ditur nga Policia.
Kanë qenë prindërit e vogëlushit, që e kanë gjetur të birin e tyre pa shenja jete në një prej pemëve të oborrit të shtëpisë së tyre. 12-vjeçari O.B u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ata nuk kanë mundur ta risjellin në jetë me anë të përpjekjeve reabinuese.
Në bazë të dëshmisë që dy prindërit e 12- vjeçarit kanë dhënë për Policinë, vogëlushi ka përjetuar keq kritikat e tyre. Gjithçka ka nisur nga një largim i tij nga banesa pa lejen e tyre, gjë e cila ka bërë që ata ta kritikojnë për sjelljen e tyre.
Pas debatit me prindërit, vogëlushi ka marrë një litar dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë. Në gjendje tejet të tronditur për fatkeqësinë në familjen e tyre, prindërit e kanë pasur të pamundur të japin më shumë shpjegime. Ndërkohë, Policia ka punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

