120 mijë euro për të vrarë ish-gruan? Bengasi del në gjyq: Ju kanë orientuar gabim

”Arrest në burg”, caktoi këtë të premte Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj ish-avokatit Alban Bengasi. Ai u arrestua pasi u kthye nga Dubai. Në gjykatë, Bengasi kërkoi që të hetohej pa masë sigurie. Por, togat e zeza e refuzuan këtë kërkesë.

“Ju kanë futur në një rrugë pa krye, ju kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale, pavarësisht se jemi divorcuar”, tha Alban Bengasi në seancë.

Emri i ish-avokatit doli në dosjen “Plumbi i Artë” dhe dyshohet për për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. Alban Bengasi është përmendur nga vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, i cili është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Edhe vetë ish-bashkëshortja, Blerta Rruci kërkon që të pushohen hetimet pranë SPAK ndaj Alban Bengasi, pasi ai s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje

SHKARKO APP