Romanca me Capital T, Adrola Dushi: Kemi vite bashkë, por kishim dyshime për…

Modelja Adrola Dushi është bashkuar këtë të premte në panelin e ”Goca dhe Gra”. Në mungesë të Sherina Spahiut, Adrola nuk ishte vetëm e ftuar speciale, por edhe bashkëmoderatore për këtë mbrëmje. Gjatë emisionit, modelja ndau edhe disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me Capital T, një marrëdhënie që u bë publike vetëm pak kohë më parë.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur.

Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo. Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë”, u shpreh Adrola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?