120 pacientë në 5 ditë, ngrihen dyshime për helmim në Fushë-Arrëz

Në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, gjatë 5 ditëve janë paraqitur rreth 120 pacientë me të vjella, diarre e temperaturë, të cilët dyshojnë për helmim nga uji i pijshëm. Mëngjesin e sotëm, nga ora 08:00 deri në 10:00, rreth 15 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore, Nikolin Bardhoku, pranon se gjatë këtyre ditëve janë trajtuar shumë pacientë me simptoma gastro-enterale, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku. “Janë çrregullime gastrointestinale, gastroenterite akute. Ne jemi shqetësuar realisht ditën e diel dhe të hënën kemi bërë njoftimin sipas protokollit. Situata është nën kontroll, pacientët janë trajtuar ambulatorisht dhe me trajtim simptomatik. Pjesa e sipërme e kurbës është ezauruar. Unë mendoj se është një enterovirozë”, tha mjeku Nikolin Bardhoku.

Banorët e Fushë Arrëzit ngrenë dyshime se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm i ujësjellësit. Ata thonë se ditët e fundit kanë konstatuar një erë të pazakontë në ujë dhe dyshojnë se kjo mund të ketë lidhje me shqetësimet shëndetësore të shfaqura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi ndierë shqetësime, dhimbje barku. Uji ka pasur erë shumë të keqe”, thonë banorët. “S’mund të themi me bindje se problemi i shqetësimeve shëndetësore është uji, por do të presim analizat përkatëse. Si institucion kemi përgjegjësi të ngremë dyshime dhe të kërkojmë verifikim. Administrimi i ujit të pijshëm kryhet nga një shoqëri aksionere në Shkodër”, thotë zv.kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?