124 ditë protestë, pankarta ironike kundër Ramës
Këtë të enjte mbahet protesta e 124-tër kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e tij nga politika. Gjatë protestës janë shfaqur pankarta me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisjes. Disa prej tyre lidhen me deklaratat e Ramës për mirëqeverisjen dhe progresin e vendit, duke përmendur edhe çështjen e inceneratorëve. Protesta vijon në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike.


