“127 s’më mori seriozisht”, shefja e Epidemiologjisë në ISHP i përgjigjet ish futbollistit

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini në një intervistë për Abc News i është përgjigjur pakënaqësisë së ish futbollistit Florian Riza, i cili tha se 127 nuk e ka marrë seriozisht rastin e tij.

Tomini në fjalën e saj është shprehur se nëse 127 në një moment për shkak të përshkrimit që mund të jetë bërë nuk e ka konsideruar rast të dyshimtë, për rastin në fjalë duket se ka qenë linja sekondare ajo e mjekut të familjes që ka bërë dhe identifikimin.

‘Unë duhet të saktësoj se zotëria në fjalë mesa dëgjoj nga ju paska ndjekur rigorozisht triozhimin telefonik të ndjekur nga çdo qytetar tjetër. Njoftimin drejt 127 që janë disa kritere mbi përkufizimin e rastin dhe më pas ka kontaktuar mjekun e familjes që është një linjë sekondare që i është bashkangjitur 127 dhe përmes telefonit të 127. Pas përkufizimit të rastit janë dhe ato raste që kanë vështirësi në fyrmëmarrje dhe janë kontakte të rasteve të konfirmuar pozitivë. Zotria në fjali i ka kaluar të dy filtrat dhe një nga filtrat i ka kërkuar bërjen e tamponit. Bërja e tamponit në Shërbimin Infektiv ka ndjekur rrugën e duhur të rastit të dyshuar me koronavirus.’-tha Tonini.

SHKARKO APP