Kryetari i Parlamentit Meta priti Kapiten Regjentët e San Marinos

Kryetari i Parlamentit Meta prit dje Kapiten Regjentët e San Marinos Gian_Nicola_Berti‬ dhe Massimo_Andrea_Ugolini‬ nga San Marino.Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit  Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit  Edmond Spaho dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI  Petrit Vasili.

Gjatë kësaj dreke pune u vlerësua miqësia e vjetër që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij sanmarinez dhe u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Kapiten Regjentët e San Marinos Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini shprehën mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë shqiptare dhe nënvizuan se intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare në planin dypalësh dhe atë shumëpalësh do të kontribuojë në forcimin e raporteve mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë mbështet konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh përmes konsolidimit të shkëmbimeve institucionale dhe në këtë drejtim inkurajon përmbushjen e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve në proces mes dy vendeve, duke e parë atë si një impuls të nevojshëm për cilësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?