13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri
Shqipëria po josh të huajt dhe sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.
Pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. Po sa kushton një punonjës i huaj? Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin.
Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që thjesht duan të jetojnë në Shqipëri. të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se vitin e shkuar pati 13 mijë e 176 kërkesa për leje qëndrimi nga pak më shumë se 12 mijë të tilla gjatë 2023-shit.
Pjesa më e madhe e kërkesave erdhën nga Italianët me 2 mijë e 156 të tilla ndjekur nga indianët, turqit dhe qytetarët nga Kosova.
KOHA JONË SONDAZH

