13 pjesëmarrje të Shqipërisë në Eurovision, kush dështoi e fitoi

Për herë të parë në skenën Europiane të këngës, në “Eurovision Song Contest”, Shqipëria e nisi në 2004. Fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, është ajo e cila edhe sot çon këngën fituese në Eurosong. Fituesja e Festivalit të 42 të Këngës në RTSH, ishte Anjeza Shahini me këngën “Imazhi yt”. Kënga u këndua në anglisht, me titull:”The Image Of You”. Me muzikë të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doçit. Ajo u kualifikuar për në finale nga ku u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese. Ishte një nisje e mbarë për Shqipërinë, si pjesëmarrëse në një konkurs muzikor jashtë territorit të saj.

Fituesi i Festivalit të 43 i Këngës doli fituese Ledina Celo me këngën, “Nesër shkoj”. Çelo nuk mund të kalonte vendin e 7-të të Anjeza Shahinit, pasi u vlerësua vetëm me 53 pikë dhe u pozicionua në vendin 16, në finale. Një këngë me ritme e cila u kënga në anglisht dhe me një performancë të magjishme.

Fituesi i Festivalit të 44 i Këngës, doli Luiz Ejlli me këngën “Zjarr e Ftohtë” dhe ishte hyrja e parë shqiptare në Eurovizion që do të këndohet në gjuhën shqipe. Në gjysmë-finalen e vitit 2006 ai mori 58 pikë dhe u cilësuar si dështimi i parë i Shqipërisë, pasi atë vit nuk u kualifikua për në finale. Një këngë me motive popullore e veçantë por u mori pëlqenim e duhur.

Në 2007 ishte Frederik Ndoci me këngën ” Hear My Plea”, fituese në Festivalit të 45-të të Këngës. Në shqip ajo njihet si “Balada e Gurit”. Kënga në Eurovizion u këndua në anglisht dhe shqip. Në gjysmë-finalen e vitit 2007, kënga mori 49 pikë dhe përsëri një dështimin pasi nuk u kualifikua për në finale.

Fituesi i Festivali i 46 i Këngës  ishte kënga “Zemrën e Lamë Peng” nga Olta Boka. Megjithatë rezultati i juritë që nxori fituesin ishte i diskutueshëm, pasi thashethemet u ngritën që dy gjyqtarët e fundit qëllimisht kanë vlerësime të larta për Bokën për të shmangur dërgimin e Flaka Krelanit dhe Doruntina Disha, dy vajzat nga Kosova. Megjithatë, fitorja e Olta Boka mbeti dhe ajo këndoi në Konkurrimin e Këngës Eurovision në 2008 në Beograd, Serbi. Ajo u kualifikua për në finale, duke  marrë 55 pikë dhe vendin e 17-të në 25-së shtete finaliste. Kënga u këndua në Shqip.

Fituesi i Festivalit të 47 të Këngës ishte Kejsi Tola me këngën “Më Merr në ëndërr”. Kënga u këndua në anglisht me titull, “Carry Me in Your Dreams”. Shqipëria arriti në finale dhe mori 48 pikë dhe përkatësisht vendin e 17. Një këngë e cila elektrizoi sallën e Eurosongut, me një koreografi të qëlluar.

Fituesi i Festivalit të 48-të i Këngës e fitoi Juliana Pasha. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2010 në Oslo me këngën “Nuk mundem pa ty”. Kënga ka qenë një krahasim me Christina Aguilerën dhe Britney Spears. Në finale, Juliana dha një performancë të fortë dhe u rëndit në vendin e 16 me 62 pikë edhe pse pretendimet ishte për një fitore të mundshme të sajën ose të një renditje më të mirë.

Fituesi i Festivalit të 49-të i Këngës në vitit 2011 ishte Aurela Gaçe, duke fituar për herë të tretë, pas 10 vjetësh. Këngën e saj e quajtur “Kënga ime” dhe është përkthyer në anglisht me emrin “Feel the Passion”. Një këngëtare e fuqishme e këndimit live, por megjithatë Shqipëria nuk shkoi në finale.

Ajo që mban ende rezultatin më të mirë të arritur ndonjë herë është Rona Nishliu. Ajo fitoi Festivalin e 50-të të Këngës në vitin 2012 me këngën “Suus”. Kënga shkoi në finalen e konkursit, por jo vetëm kaq pasi ajo mori vendin e 5-të në finale me 146 pikë. Rona Nishliu nga Kosova ka ende rezultatin më të mirë të Shqipërisë.

Festivali i 51 i këngës u fitua nga kënga “Identitet”, nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Si pjesëmarrëse në Eurovision Contest 2013 në Malmö, ajo nuk shkoi në finalen e madhe. Për herë të parë Shqipëria u prezantua me një stil të veçantë e me një zhanër ndryshe.

Më 28 dhjetor 2013, Hersiana Matmuja fitoi Festivalin e 52-të të Këngës. Kënga e saj “Zemërimi i një nate”, u këndua në Anglisht por edhe në atë vit Shqipëria nuk arriti të kualifikohet për në finale, për të dytin vit radhazi. Edhe një zë i fuqishëm nuk rezultoi fitues.

Më 28 dhjetor 2014, Elhaida Dani fitoi Festivalin e 53 të Këngës me këngën “Diell” dhe kështu do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2015. Më 23 shkurt 2015 u bë e ditur se kënga u tërhoq dhe Dani do të shkonte me një produkt tjetër në Eurovizion. Kënga “I’m Alive”, bëri që për herë të parë, Shqipëria të dëgjohej dhe të ishte në majat e klasifikimeve. Video e saj në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest ka marrë mbi 7 milion shikime. Në finale të gjithë u zhgënjyen kur ajo u rendit në vendin e 17-të.

Eneda Tarifa fitoi Festivalin e 54-tër të Këngës me këngën e saj “Përrallë”, që do të thoshte se ajo do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion 2016. Një këngë e kënduar në anglisht dhe e quajtur “Fairytale”. Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në finale edhe pse nga perfomanca lokale, Eneda u vlerësua maksimalisht por ndonjëherë duhet dhe fat e që për Enedën, mesa duket i mungoi.

Shqipëria në finalet e Eurosongut

Në 13 vjet rresht pjesëmarrje, Shqipëria ka siguruar finalen vetëm 7 herë.

Pozicionet e Shqipërisë në finalet e Eurosongut, janë:

Në 2004- vendi 7

Në 2005- vendi 16

Në  2008- vendi 17

Në 2009- Vendi 17

Në 2010 – Vendi 16

Në 2012- Vendi 5

Në 2015- Vendi 17

Nga: Redjon Shtylla

SHKARKO APP