13 të arrestuar për protestën përballë Kuvendit

Shkon në 13 numri i të arrestuarve pas trazirave në protestën përballë Kuvendit, teksa në total janë shoqëruar 20 persona. Të arrestuarit do të qëndrojnë në qeli deri në daljen para gjykatës.

Brenda 72 orësh ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë. Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Në total, policia ka shoqëruar dhe ndaluar 20 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektive të policisë dhe u lënduan 5 protestues.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?