FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

13 të vrarë në qershor, eksperti Softa: Qytetarët bëhen kaubojsa për të zgjidhur hallet e tyre

Një konflikt që ka marrë zgjidhje kaubojsash e ka cilësuar masakrën e Velipojës specialisti i policisë, Fatjon Softa. Në një rishikim me detaje të ngjarjes, eksperti Softa thotë se kjo ngjarje tregon mosbesimin ndaj institucioneve të shtetit që detyron qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi.

“Konflikt, i cili duket se është konflikt me zgjidhje kaubojsësh. Krisma dhe tmerr po i përgjakin pushimet, po trembin jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë për të bërë pushime brenda vendit. Këto janë mosbesim ndaj institucioneve shtetërore, është një lloj vetëgjyqësie, ku përveç të fortëve, sot po armatosen dhe po mbajnë armë edhe njerëzit e ndershëm”, shprehet Fatjon Softa.

Krismat po përgjakin pushimet, po trembin jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huajt, thotë Softa, duke veçuar se sot përveç të fortëve, po armatosen dhe po mbajnë armë edhe njerëzit e ndershëm. Gjatë muajit qershor janë regjistruar 13 të vrarë në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?