13 vjeçarja gjendet nga policia shëndoshë e mirë, nuk është rrëmbyer

Një vajzë 13-vjeçare u tha se është rrëmbyer në kryeqytet. Fillimisht u fol se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës.

“Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13-vjeçare dhe ështê larguar”, njoftoi policia e shtetit, sipas familjes së saj, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë. Forcat e policisë u vendosën në alarm duke kontrolluar çdo makinë dhe cep të Tiranës.

Por vajzën e gjejnë shëndoshë e mirë te një supërmarket i njohur në Tiranë dhe se kishte gënjyer për të dalë me shoqet e saj, sipas asaj që raportojnë mediat kryesore në transmetime live. Megjithatë prapë policia po heton për të gjetur të vertetën e këtij “rrëmbimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?