FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”130 mijë fletë votimi të papërdorura”, KQZ i kthen përgjigje akuzave të PD-së

Në vazhdën e akuzave të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, selia blu nisi një kërkesë në KQZ se ku janë 130 mijë fletë votimi të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ. Nuk ka vonuar përgjigja e KQZ, duke sqaruar më detaje numrin e fletëve të votimit të papërdorura, ku një pjesë e mirë i përkasin edhe votimit elektronik, aty ku nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i tyre.

Përgjigja e KQZ drejtuar PD:

I nderuar Z. Nuri

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

-27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
-99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
-5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?