1376 aksidente rrugore në 2021, trafiku shtoi ndjeshëm numrin
1376 aksidente rrugore janë regjistruar për vitin 2021. Një shifër e lartë krahasuar me 2020, kur qarkullimi ishte më i ulët si pasojë e karantinës dhe masave të tjera kufizuese kundër Covid-19.
Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve është ulur me 8,1%. Eksperti për sigurinë rrugore, Arben Luzi thotë se situata është përmirësuar dhe risku është duke u ulur si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit të vetë qytetarëve dhe masave të shtuara për drejtuesit e mjeteve.
“infrastruktura rrugore po vjen duke u përmirësuar nga viti në vit. Kjo ka dhënë rezultat me uljen sadopak të numrit të aksidenteve. Megjithatë, vend për t’u përmirësuar ka në çdo moment”, thotë Luzi për A2 CNN.
Për të shkak kryesor mbetet trafiku i rënduar kryesisht në kryeqytet si pasojë e shtimit të vazhdueshëm të numrit të automjeteve. ”Trafiku krijon stres për ata që përdorin transportin publik, po për drejtuesit e mjeteve? Kjo e ul sigurinë rrugore”.