“Partizani” i Gaz Demit kalon turin përballë kampionëve hungarezë

Në “Grupama Arena” të Budapestit u luajt ndeshja e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Ferencvarosh vendas dhe Partizanit. Ndeshja e parë është mbyllur me barazimin 1­-1 ndërsa me të njëjtin rezultat janë mbyllur edhe 90 minutat e takimit të kthimit.

Partizani luajti shkelqyer dhe e mbylli 90 minutat 1- 1. Ne kohen shtesë përsëri ndeshja u mbyll 1-1. Ndeshja shkoi në penallti ku Partizani fitoi 4 me 2 me penallti duke kaluar turin dhe duke hyrë në histori.

Partizani është kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve me një sukses të jashtëzakonshëm me penallti përballë hungarezëve të Ferencvarosh. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 1-1, njëlloj si në ndeshjen e parë. Koha shtesë nuk solli gola të tjerë dhe fati i ndeshjes u vendos nga penalltitë. Aty, heroi i të kuqve u bë portieri Alban Hoxha, i cili jo vetëm priti tre gjuajtje të kundërshtarëve, por edhe realizoi një të tillë vetë për t’i siguruar skuadrës së tij një kualifikim historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alban-Hoxha (1)

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjuajtjet e penalltive

Hoxha realizon 1-0

Gera gabon 1-0

Vila jashtë 1-0

Sestak gabon 1-0

Trash realizon 2-0

Nagi realizon 2-1

Ekuban realizon 3-1

Ramirez gabon 3-1

“Partizani” falë Presidentit të ekipit Gaz Demi po ecën shumë mirë.

Ka reaguar edhe kryeministri Rama në Facebook:Urimet me te mira “Partizanit” per kalimin e turit te dyte ne fushe te huaj??? Nje bravo e madhe skuadres trainerit presidentit??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?