Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

14 maji, votime moniste të paracaktueme

Aktualitet E enjte, 11 Maj 2023 09:31
14 maji, votime moniste të paracaktueme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nest Zefi-

Mbas nji statusi telegrafik që pata ba mbi “burkizimin” profanues të shtatores të Nanë Terezës, si apoteoza e nji proçesi të gjatë të përçudtnimit “artistik” të figurave katolike shqiptare, po tham edhe nja dy fjalë për hutimin e frikshëm të grigjës katolike në kto votime me rezultat të paracaktuem.

Konkretisht, po ndalem në qarkun e Shkodrës, kryeqendren e katoliçizmit shqiptar, ku nji pjesë e mirë e elementit katolik, ende nuk ka dalë prej kllapisë të instrumentalizimit prej nji strukturë me qark të mbyllun otomane, e cila edhe ne grahmat e fundit, don ne replikue “respektin” elektoral në nenshtrim të ktij komuniteti me histori të lavdishme.

Në nji rezultat elektoral të paracaktuem, sikur asht ky i 14 majit, me bekimin e politikës euro-atlantike, në vend si me ba tifozllek vetëposhtnues, asht mirë me ba mea culpa për marrinë 30 vjeçare të rreshtimit akritik me liftingun otoman, tue xjerr msimet e duhuna për nji angazhim politik në harmoni me të mirën e përbashkët dhe sinergji vllaznore me aleatët tonë historik e natyror euro-atlantik.

Shkodra në kto 32 vite nuk asht kenë nji bastion antikomunist, sikur duen me krijue narrativën disa mjeranë, por nji laborator persekutimi i butë e taktik i frymës perëndimore të saj, me induktimin ciklik të strategjisë të tensionit për interesa politike ordinere të parisë të Tiranës, për me defaktorizue komunitetin katolikë dhe nxitë konflikte fetare, të cilët shumica qytetarëve të përgjegjshëm të saj i kanë shmang me dinjitet.

Madje, edhe kryengritja e Postribës që kremtohet me injorancë të thellë prej shumë naivëve të nahijes tonë politike e shoqnore, si demek lëvizja e parë antikomuniste, realisht përfaqëson shkërmoqjen e iluzionit të bashkëpunimit me elementin otoman, i cili në atë lëvizje trathtoi deri në flijim kamikaz, kauzën perëndimore të organizimit të saj. Në këtë kuptim, më duken patetike deri në dëshpërim disa vizatime karikaturale të qytetarit shkodranit që voton “magjypin”, me kusht që të jetë i Pd, mbasi nuk i korrespondon aspak të vërtetës. Mbas “bombardimit” 32 vjeçar me elegji “antikomuniste”, tashma edhe viktimat e sinqerta të ksaj narkopropogande të gjatë dhe bajate, po denuncojnë haptazi “rikushetin” e militantizmit të tyne akritik.  Megjithatë, në rastin e Shkodrës, kandidatët për kryetar Bashkie janë te dy produkt i Partisë Demokratike, edhe pse ish tezorieri i Krytarit të Pd, Benet Beci, dmth, njeriu të cilit i ishin besue paret, formalisht asht propozue prej Ramës…Ky fakt duhet meditue e kuptue se aty nuk ka asnji përplasje apokaliptike.

Prandej, ka ardhë koha mos me u përfshi fort emotivisht në kto votime, me rezultat të paracaktuem, ku asht vendosë me mjete jo demokratike fitorja e kanditatëvë të Ps, përfshi Bashkia e Shkodrës, por edhe tërhekja nga qeveria e politika e Edi Ramës.

Ky rezultat i paracaktuem në votimet e 14 majit, asht mbi të gjitha nji ndëshkim poshtnues amerikan ndaj Sali Berishës, i cili tashma e ka të gatshme e konkrete alibinë e humbjes. Në fakt, 14 maji i Ramës i ngjan disi 20 tetorit të vitit 1996 të Berishës, ku ky i fundit, ishte i gzuem që humbi Shkodrën…madje e tha para disa javësh që Shkodra nuk ka gabue kurrë në zgjedhje…në fakt, humbja e Artur Lukës, ishte  me mrapavijë defaktorizuese të komunitetit katolik dhe inaugurimi i nji politike meskine konjukturash në përzgjedhjen e drejtuesve lokal në krejt qarkun e Shkodrës.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 44 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si përfundim, duhet urue që të mbarojë ky eksperiment dashakeq induktimit artificial i strategjisë të tensionit në Shqipni e sidomos në Shkodër, tue rikuperue përfaqësimin dinjitoz të shprehive plurale në Shkodër e mbarë Shqipninë. Kena nevojë për mesazhe paqe sociale e liri demokratike, pa shantazhe retorikash vllavrasëse e përjashtuese. Shkodra asht Jeruzalemi apo Sarajeva e Shqipnisë dhe duhet trajtue me delikatesë, vërtetsi, rrespekt e dashamirësi, larg gjuhës të rreshtimit kundër armikut imagjinar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbas 14 majit, rreziku “anglo-amerikan” asht rinjallja e Lulzim Bashës me ndihmën e detyrueme të Ramës për ta faktorizue në marrjen e pushtetit në tavolinl dhe opozitarët e vërtet duhet ta shmangun këtë regres eksperimetal të dinamikës politike.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 25 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 44 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.