144 viktima nga aksidentet në 8 muaj

Më shumë se sëmundjet, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve me pasoja fatale. Në tetë mujorin e këtij viti numri i aksidenteve rrugore është rritur me 20%.

Në harkun kohor të tetë muajve të fundit, janë shënuar 919 aksidente ose 154 më shumë krahasuar me të njëjtën përiudhë të vitit të shkuar. Në tetë muaj 144 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ose thënë ndryshe ka pasur 30 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve. Qarku i Tiranës ka regjistruar 26 të vdekur, më pas vjen Fieri me 21, Lezhë 19 dhe Elbasani 18.

SHKARKO APP