
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. ”Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”,-thuhet në deklaratën për shtyp.