150 punonjësit e naftës në Fier 3 muaj pa rroga, dalin në protestë
Aktualitet E Hënë, 3 Maj 2021 15:40
Prej tre muajsh nuk kanë marrë rrogat, ndaj sot punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Fier kanë dalë në protestë.
Janë 50 punonjës të cilët shprehen pakënaqësi, pasi sipas tyre, përveç mosmarrjes së pagave kanë edhe 18 muaj pa siguracion.
“Nuk na paguhen raportet mjekësore as kur kryejmë operacione”, kanë deklaruar punonjësit e përpunimit të naftës.
Në këtë uzinë janë rreth 140 punëtorë.
KOHA JONË SONDAZH

