150 qytetarët afganë të ardhur dje strehohen në një resort në Lezhë

Pas Qytetit Studenti dhe hoteleve në Durrës, qytetarët afganë janë strehuar dhe në qytetin e Lezhës.

Ata kanë mbërritur pas mesnate dhe janë akomoduar në një resort në zonën e Shëngjinit.

Autoritetet kanë vendosur në dispozicion një staf mjekësor për problemet që mund të kenë si dhe për testimin ndaj koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambjentet ku janë akomoduar ruhet nga forcat e policisë. Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë mbërriti një grup tjetër me 150 qytetarë afganë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është grupi i gjashtë i afganëve në vend, ku në total Shqipëria ka strehuar 607 qytetarë të cilët janë larguar nga vendi i tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?